Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht
Geraldo Durda, vëllai i Edison Durdës, 6-vjeçarit që vdiq 18 vite më parë në Gërdec, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai tregoi për 15 marsin e vitit 2008, kur ndodhi shpërthimi që la pas 26 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur, duke u shprehur se vëllai u vra në shtëpi dhe drejtësia nuk është vënë ende në vend. Ai akuzoi Fatmir Mediun se ka përfituar politikisht nga kjop tragjedi. “Ditën e shpërthimit nuk ndodhesha në Gërdec, por në Durrës. Po mbaroja stërvitjen me “Teutën” dhe duke u kthyer u lajmërova nga tim atë që Gërdeci kishte shpërthyer. Që nga ai moment unë e kam lënë futbollin dhe iu dedikova drejtësisë. Unë do të merrem me këtë çështje, nuk dorëzohem....
Burimi:
javanews.al