Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Prishtinë, Balla: Të gjithë në shesh! Koha që ata të kthehen në Atdhe!

Marshimi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Prishtinë, Balla: Të gjithë në shesh! Koha që ata të kthehen në Atdhe!

Në 18 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shqiptarë nga të gjithë trevat do të marshojnë në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për ish komandantët e UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale të Hagës. Organizuesit e protestës, platforma qytetare ‘Liria ka Emër’ thonë se pjesëmarrja do të jetë masive dhe mbi 200,000 njerëz pritet të marrin pjesë në atë që synohet të jetë marshimi më i madh në historinë e Kosovës së lirë. Thirrjeve për pjesëmarrje, i është bashkuar edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, i cili apeloi për drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. “Drejtësi, jo politikë! Drejtësi për ata që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës! Nesër më 17 shkurt, në...