Marrëveshja Rama-Berisha është mbyllur nën rrogoz, kjo që po shohim është teatër…
Analisti Flogert Muça ka bërë një analizë mbi qëndrimin aktual të Partisë Demokratike, duke e cilësuar sjelljen e opozitës si një teatër politik. Muça u shpreh se PD ndodhet në një dilemë të madhe midis retorikës së ashpër për “regjimin” dhe uljes në tryeza institucionale me po këtë regjim. Sipas Muçës, kjo sjellje e dyfishtë e bën opozitën të pabesueshme para militantëve të saj. “Militanti i PD-së sheh paradite që drejtuesit thonë se Rama mundet me shesh e ngujim, ndërsa pasdite udhëheqësit ulen prapa kuintave me Damianin dhe Maznikun. Kjo i bën të pabesueshëm,” deklaroi ai. Analisti është i bindur se bojkoti apo përplasjet në komisione janë thjesht fasadë. Ai theksoi se marrëveshja mes palëve tashmë është bërë nën rrogoz. Kjo që shohim është teatër. Marrëveshjet bëhen...
Burimi:
ntv.al