“Marrëveshja e Ohrit, arritje historike”, Begaj nga Shkupi: Korridori VIII, bosht strategjik për rajonin
Presidenti Bajram Begaj, në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen e tij të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si shembull të bashkëpunimit rajonal dhe partneritetit strategjik. Kreu i shtetit shqiptar e cilësoi Marrëveshjen Kornizë të Ohrit si një arritje historike për Maqedoninë e Veriut dhe për stabilitetin në rajon. “Shqipëria vlerëson si historike Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Zbatimi i plotë i ligjit për gjuhën shqipe dhe ruajtja e funksionimit të mekanizmave të barazisë janë elementë thelbësorë për kohezionin social, stabilitetin institucional dhe perspektivën evropiane të vendit”, u shpreh Presidenti Begaj. Ai theksoi se çdo vendimmarrje e balancuar dhe gjithëpërfshirëse mbetet zgjidhja më e mirë dhe thelbi i besimit mes komuniteteve. Presidenti Begaj nënvizoi se integrimi në Bashkimin Evropian është...
Burimi:
javanews.al