“Manovër politike, për të fituar kohë”/ Vendimi 4 me 4 për Ballukun, Gjoni: Këshilli i Mandateve duhet të kishte…
Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni gjatë një interviste televizive e cilëson të gjithë procesin si një “manovër politike” të kryeministrit Edi Rama për të fituar kohë dhe për të zvarritur përballjen me kërkesën e SPAK në Kuvend. Sipas tij, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin duhej të kishte vazhduar punën pa u ndikuar nga çështja e pezullimit, pasi kërkesa e organit të akuzës për masë sigurie është një çështje më vete dhe nuk lidhet proceduralisht me të. Gjatë bisedës deputeti hodhi akzua për një presion të jashtëzakonshëm të ushtruar ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Madje, pretendohet se edhe vonesa në miratimin e rritjes së pagave për gjyqtarët dhe prokurorët ishte e lidhur direkt me këtë rast, si një formë presioni për të ndikuar në...
Burimi:
sot.com.al