Manja nga Kuvendi: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale nuk synojnë imunitet të ri, por balancim të pushteteve

Manja nga Kuvendi: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale nuk synojnë imunitet të ri, por balancim të pushteteve

Kreu i Komisionit të Ligjeve dhe një prej deputetëve propozues për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, konkretisht në nenin 242, Ulsi Manja, ka sqaruar sot nga foltorja e Kuvendit se ndryshimet e propozuara nuk kanë për qëllim krijimin e imunitetit të ri për ministrat apo zyrtarët e tjerë të lartë, por synojnë thjesht një rregullim procedural dhe forcimin e balancimit të pushteteve. “Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata, në rastin e regjimit të imuniteteve i cili duhet të jetë i ngushtë, i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutë bërësit në reformën e 2012 për zvogëlimin e imunitetit kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuar shprehimisht në nenin...