Mandati i Belinda Ballukut acaron BE, Brukseli ngel në klasë Shqipërinë, kalon vetëm Mali i Zi
BE ka ngelur në klasë Shqipërinë! Në takimin e mbajtur dje në Bruksel, në formatin e grupit të vendeve që merren me paketën e zgjerimit, që përgatit dosjet për Këshillin e Ministrave dhe krerët e qeverive, ka qenë në diskutim Shqipëria dhe Mali i Zi, ku Podgorica kaloi me nota pozitive. Për Shqipërinë është diskutuar raporti i vlerësimit për përmbushjen e kushteve të ndërmjetme në kuadër të Cluster 1 – Fundamentals, kapitulli më i rëndësishëm i negociatave me Bashkimin Europian. Ky kapitull përfshin çështjet themelore që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, si dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Vendi ynë mbeti në klasë, dhe kjo erdhi si pasojë e vendimit që mori kryeministri Edi...
Burimi:
sot.com.al