Mandati i Ballukut,/ Balla i kthehet opozitës: Vendimi për të pritur Kushtetuesen i duhuri

Mandati i Ballukut,/ Balla i kthehet opozitës: Vendimi për të pritur Kushtetuesen i duhuri

Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debate për çështjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, duke iu përgjigjur akuzave të pozitës, është shprehur se nëse grupi Parlamentar i PD ka ankesa në lidhje me mbledhjen atëherë ta ankimojë sipas rregullores. “Nëse grupi parlamentar i PD ka ankesa ne lidhje me mbledhjen e Këshillit te Mandateve ta ankimojë këtë vendimmarrje sipas Rregullores. Vendimi për të pritur Gjykatën Kushtetuese është vendimi i duhur sepse edhe vete Kuvendi është palë në këtë ngërç kushtetues”, tha ai.