‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës/BIRN: Ministria e Ballukut mori përsipër risqe financiare shtesë, ja si u favorizua..

‘Mallkimi’ i aeroportit të Vlorës/BIRN: Ministria e Ballukut mori përsipër risqe financiare shtesë, ja si u favorizua..

Dokumentet e siguruara nga BIRN sugjerojnë se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mori përsipër risqe financiare shtesë në favor të kompanisë koncesionare të aeroportit të Vlorës gjatë negocimit të kontratës, pavarësisht rekomandimeve të Ministrisë së Financave. Më 20 prill 2021, kryeministri Edi Rama hoqi maskën e pandemisë dhe u ngjit në podium për të përshëndetur nënshkrimin e kontratës koncesionare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës – një bast elektoral i hershëm i tij, që po merrte jetë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Rama nuk e fshehu triumfin, ndërsa deklaroi se kishte menduar më parë se projektin e përndiqte një mallkim. “…Belinda e di shumë mirë, në një moment të caktuar unë fillova t’i them ‘nuk ka mundësi, ka një mallkim’. Dikush e...