Malaj: Ndërtimi ‘motor’ për zhvillimin ekonomik, do formalizojmë tregun e punës
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar se sektori i ndërtimit do të jetë një nga motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik, duke theksuar nevojën për formalizimin e tregut të punës dhe deklarimin e pagave reale. Gjatë një konference për mediat, Malaj u ndal në performancën e sektorit të ndërtimit dhe turizmit, duke dhënë detaje mbi planet e qeverisë për të rritur transparencën dhe të ardhurat tatimore. “Sektori i ndërtimit ka pasur një rritje të konsiderueshme, dhe fondi i pagave është rritur gjithashtu. Në turizëm kemi një rritje të arkëtimit të TVSH-së, duke arritur në 40 milionë euro për vitin 2025. Megjithatë, ka pasur mungesë transparente në agjensi imobilare, ku punonjësve u mohohet deklarimi i pagave, çka përkthehet në pensione më të ulëta”, tha Malaj. Ai theksoi...
Burimi:
javanews.al