Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit
Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, i shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, z. Ilir Binaj, zhvilloi një takim me subjekte që operojnë në sektorin e turizmit në qytetin e Beratit. Në fokus të këtij takimi ishte diskutimi mbi problematikat dhe sfidat me të cilat përballen këto subjekte gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre, bashkëpunimi me Administratën Tatimore dhe ecuria e zbatimit të planit operacional për sektorin e turizmit në rajonin e Beratit. Në diskutimin e tij, Ministri Malaj vuri në dukje ndikimin e sektorit të turizmit dhe të sektorëve të ndërlidhur me të në ekonominë kombëtare dhe rëndësinë formalizimit real të tij. Në këtë drejtim, Ministri tha se është thelbësore rritja e deklarimit të pagave reale dhe përmirësimi i nivelit të pagave...
Burimi:
javanews.al