Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të subjektevve që operojnë në sektorit e ndërtimit në Shëngjin, Lezhë, i shoqëruar dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi çështje dhe problematika që lidhen me zhvillimin e sektorit të ndërtimit në këtë rajon, si dhe mbi ecurinë e zbatimit nga ana e Administratës Tatimore të planit operacional për këtë sektor, fokusi i të cilit është formalizimi i sektorit, rritja e deklarimit të pagave reale dhe përmbushja e të gjitha detyrimeve ligjore. Malaj theksoi se ndërtimi përbën një nga sektorët më të rëndësishëm ekonomikë të vendit, duke përfshirë dhe aktivitetet e ndërlidhura me të, dhe si i tillë duhet të mbështetet mbi një bazë të fortë formalizimi...
Burimi:
javanews.al