Makina mbi 20 mijë euro/ 3-4 apartamente dhe llogari miliona lekë, si po pasurohen në opozitë deputetët e PD
Ndërsa janë në opozitë dhe shpesh artikulojnë kritika për ekonominë dhe mirëqenien, disa deputetë të opozitës rezultojnë të kenë shtuar apo konsoliduar pasuritë e tyre gjatë vitit 2024, sipas deklarimeve në ILDKPI. Një nga portofolët më të zgjeruar paraqitet nga Edmond Haxhinasto, i cili deklaron disa prona të paluajtshme, përfshirë një apartament prej 174 m2 me vlerë 16,296,000 lekë, një tjetër prej 52.46 m2 me vlerë 489,570 lekë dhe një apartament 90.60 m2 me vlerë 1,600,000 lekë. Ai zotëron gjithashtu një automjet me vlerë 26,000 euro, aksione dhe një gjendje cash prej 9,000 euro. Nga ana tjetër, deputetja Elda Hoti deklaron një automjet me vlerë 14,600 euro, ndërsa në rastin e Flamur Nokës evidentohet një dhurim prej 12,350 eurosh për djalin e tij. Ndërkohë, Belind...
Burimi:
sot.com.al