Majko reagon ashpër për Hagën: Turp! Po amnistoni Millosheviçin dhe po deformoni luftën e Kosovës
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar ashpër lidhur me ecurinë e procesit gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke e cilësuar atë si një deformim të rëndë të realitetit historik. Përmes një reagimi publik, Majko, i cili drejtonte qeverinë shqiptare gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1999), theksoi se ky proces po cenohet rëndë nga barazimi i viktimës me agresorin. Sipas Majkos, drejtësia që po kërkohet në Hagë po shkon përtej individëve, duke goditur vetë bazën e ndërhyrjes perëndimore. “Procesi fyen aksionin ndërkombëtar të Perëndimit në krah të shqiptarëve, përballë veprimeve shtetërore të Serbisë, të cilat janë trajtuar nga e drejta ndërkombëtare si krime lufte,” shkruan ai. Akuzën më të rëndë ish-kryeministri e rezervon për efektin që ky gjyq po...
Burimi:
javanews.al