‘Mafia ka kapur shtetin’, Luan Baçi: Ja si mbrohen zyrtarët e korruptuar
Në një fjalim të ashpër gjatë seancës plenare, deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë dhe funksionimit të institucioneve, duke pretenduar se Shqipëria është kapur nga një “grupim politik hajdutësh” dhe se parlamenti është kthyer në një “zyrë noteriale” në shërbim të kryeministrit. Sipas deputetit demokrat, vendi vazhdon të jetë në krye të listave europiane për trafikun e lëndëve narkotike, duke iu referuar raporteve të SPAK që dëshmojnë sekuestrimin e mbi 130 kg kokainë e heroinë dhe mbi 6 tonë lëndë të tjera narkotike, me vlerë dhjetëra miliona euro. Ai kritikoi ashpër rolin e parlamentit, duke e cilësuar atë si një institucion që kalon ligje pa debat konstruktiv dhe që nuk i shërben interesit publik, por vetëm një grupi...
Burimi:
sot.com.al