“‘Mafia e Surrelit’ është skemë grabitjeje kombëtare”/ Berisha: Kompania që “dhuroi” pallatin në pajë, të Linda Ramës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kreu të qeverisë duke e cilësuar atë si ‘mafia e Surrelit’. Në një status në FB, Berisha shkruan se ndërtimi i një rruge 9 kilometra të gjatë siç është ajo e Qukës-Qafë Plloç, ka një kosto të barabartë me Rrugën e Kombit, pavarësisht se nuk përfshin ura apo tunele. Sipas tij, kostoja e fryrë e këtij projekti lidhet drejtpërdrejt me kompaninë ndërtuese, të cilën ai e akuzoi se ka “dhuruar” një pallat si pajë për bashkëshorten e kryeministrit, Linda Rama. “Mafia e Surrelit nuk është thjesht korrupsion, është skemë grabitjeje kombëtare. Një rrugë 9 km pa ura e tunele kushton sa Rruga e Kombit. Pse? Sepse është ndërtuar nga kompania që “dhuroi” pallatin...
Burimi:
sot.com.al