“Made in Albania”/ Rama: Eksportuesit të përshtaten me tregun e BE-së

“Made in Albania”/ Rama: Eksportuesit të përshtaten me tregun e BE-së

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në tryezën e dialogut mes qeverisë dhe biznesit eksportues, ku u prezantua platforma e re ExportOn, një nismë për të forcuar mbështetjen institucionale ndaj eksporteve shqiptare. Në fjalën e tij, Rama theksoi se kompanitë shqiptare duhet të përgatiten për sfidat dhe mundësitë që sjell integrimi në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar se ata që përshtaten me standardet dhe transformimin do të jenë fitues, ndërsa të tjerët rrezikojnë të mbeten pas. Ai e cilësoi vitin aktual si një tjetër etapë të rëndësishme në procesin e anëtarësimit në BE. Kryeministri vuri në dukje rolin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, e cila sipas tij është shndërruar nga një zyrë informative në një mekanizëm mbështetës që monitoron, asiston dhe orienton bizneset,...