Luksi i Kryeministrit/ Paloka: Rama do rrëzohet kur zemërimi i shqiptarëve të tejkalojë frikën dhe nënshtrimin
Paloka rikujtoi historikun e kësaj çështjeje, duke përfshirë krijimin e kompanisë “Air Albania”. Sipas tij, i gjithë qëllimi i kësaj kompanie ishte që t’i siguronte kryeministrit një avion charter të personalizuar. “U krijua një shoqëri e tërë, me gjithë atë propagandë, që me sa duket, qëllimi paska qenë që Rama të ketë një charter të personalizuar, të cilit i kishte vënë dhe emrin ‘Ismaili'”, theksoi Paloka. Ai pretendoi se ky avion është përdorur nga Rama jo vetëm për udhëtime shtetërore, por shpesh edhe për qëllime private me familjen dhe miqtë. Paloka nuk i kurseu akuzat as mbi mënyrën e financimit të këtyre fluturimeve. Ai argumenton se edhe kur ato nuk paguhen direkt nga buxheti i shtetit, fatura mbulohet sërish nga shqiptarët. Sipas tij, kompani private...
Burimi:
ntv.al