“Luftoi opozitën”, Beleri: Bëra betejë për të gjetur dokumentet për Irena Gjokën dhe takova avokatin e saj

“Luftoi opozitën”, Beleri: Bëra betejë për të gjetur dokumentet për Irena Gjokën dhe takova avokatin e saj

Eurodeputeti Fredi Beleri duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, për gjyqtaren Irena Gjoka, tha se ai bëri një betejë për të gjetur dokumentet që tregojnë dy vendimet ndaj saj. “Znj. Gjoka ka dy vendime, s’ka një, ka dy ndalesa në kufi. Edhe këto në mënyrën më zyrtare i ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë greke, e cila, këtu e tre vjet, nuk po i jepte ato dokumente, nuk ua jepte institucioneve shqiptare, tani i ka dërguar dokumentet zyrtare. Unë bëra betejë 1-vjeçare me institucionet greke për të gjetur në mënyrë zyrtare ato dokumente”, tha Beleri. Eurodeputeti tha po ashtu se është takuar me avokatin e Irena Gjokës, e cila sipas tij ka pasur një synim, të luftojë opozitën shqiptare....