“Lufta në Lindjen e Mesme po ndjehet edhe tek ne”,Nesho: Marrëveshjet e Ramës e vendosin vendin përballë kërcënimeve..
I ftuar në një emision televiziv, diplomati Agim Nesho theksoi se vendimi i kryeministrit Edi Rama për të dëbuar ambasadorin iranian, si dhe politika e tij konfrontuese dhe “aventuriste” në marrëdhëniet ndërkombëtare, kanë ekspozuar Shqipërinë ndaj një regjimi të dëshpëruar dhe të paparashikueshëm. Nesho paralajmëroi se prania e 3,500 anëtarëve të opozitës iraniane në vend, kombinuar me qëndrimet kameleoniste të Ramës, mund të vendosë Shqipërinë në shënjestër të sulmeve diplomatike, kibernetike dhe të tjera, duke rritur rrezikun për sigurinë kombëtare dhe stabilitetin e vendit. Diplomati nënvizoi se regjimi iranian aktualisht po lufton për mbijetesë, i goditur nga pakënaqësia popullore dhe protestat e brendshme, duke e bërë veprimtarinë e tij edhe më të paparashikueshme dhe të rrezikshme për vendet që guxojnë të kundërshtojnë interesat e tij....
Burimi:
sot.com.al