Lufta në Lindjen e Mesme, Hoxha zbardh shifrat: Sa shqiptarë ndodhen në zonën “e nxehtë”
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, ka folur për situatën në Lindjen e Mesme dhe pozicionin e Shqipërisë. Ai u shpreh se pavarësisht përshkallëzimit, Shqipëria nuk ka mbyllur asnjë përfaqësi diplomatike në rajon, ambasadat në kontakt me qytetarët shqiptarë, MEPJ koordinim me partnerët ndërkombëtarë për operacione evakuimi. 138 shtetas kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga rajoni. Pjesë nga fjala e ministrit në komision: Më lejoni të bëj një përmbledhje statistikore mbi numrin e shtetasve tanë në rajon: Rezidentë: 2.962 shtetas shqiptarë në rajon në fillim të konfliktit: Me qëndrim të përkohshëm: 543 shtetas; këta janë udhëtarë. Të kontaktuar nga ambasadat individualisht, një për një, emër për emër: 2511 shtetas (85%). Të interesuar për...
Burimi:
vizionplus.tv