Lufta në Iran, Hegseth: Bota dhe evropianët mosmirënjohës duhet ta falënderojnë Trump! Sot vala më e madhe e sulmeve

Lufta në Iran, Hegseth: Bota dhe evropianët mosmirënjohës duhet ta falënderojnë Trump! Sot vala më e madhe e sulmeve

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka dhënë një përditësim të ri mbi zhvillimet e luftës në Iran gjatë një konference për media, duke theksuar intensifikimin e operacioneve ushtarake amerikane dhe dobësimin e kapaciteteve iraniane. Duke krahasuar regjimin iranian me Hamas në Gaza, Hegseth deklaroi se Irani ka investuar prej kohësh në tunele, raketa, sisteme raketore dhe dronë. Megjithatë, ai theksoi se Shtetet e Bashkuara po i godasin këto objektiva “në mënyrë metodike, të pamëshirshme dhe dërrmuese, siç vetëm ushtria amerikane është në gjendje të bëjë”. Sipas tij, deri më tani SHBA ka goditur mbi 7,000 objektiva në Iran, ndërsa e enjtja pritet të shënojë valën më të madhe të sulmeve ajrore deri tani. “Kapacitetet tona vazhdojnë të rriten, ndërsa ato të Iranit po...