‘Lubia me 300 apartamente, 2 jahte dhe 14 supermarkete’, PD: Po i krijohen kushte të manipulojë provat

‘Lubia me 300 apartamente, 2 jahte dhe 14 supermarkete’, PD: Po i krijohen kushte të manipulojë provat

Për Partinë Demokratike qëndrimi i kryeministrit Rama për të bllokuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut është një “akt puçist antikushtetues”. Me anë të një deklaratë zyrtare, PD thotë se kjo që po bën kryeministri Rama është “mbrojtje me çdo kusht e bashkëvjedhëses së tij, Lubi Ballukut, me 300 apartamente, 2 jahte dhe 14 supermarkete”. “Është një përpjekje e hapur për t’i krijuar kushte delinkentes Balluku që të prishë, fshehë dhe manipulojë çdo provë, si dhe të frikësojë, dhunojë apo blejë çdo dëshmitar”, thuhet në reagimin e PD. Sipas PD, kërkesa për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut nuk ka absolutisht asnjë lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Vendimi i Prokurorisë për arrestimin e Ballukut bazohet në fakte dhe dokumente të vjedhjeve mbi...