“Lubia, hajdutja më e madhe pas Ramës”, Berisha: Kryeministri ishte gati ta helmonte…

“Lubia, hajdutja më e madhe pas Ramës”, Berisha: Kryeministri ishte gati ta helmonte…

Kryedemokrati Sali Berisha theksoi gjatë konferencës së sotme për mediat se Edi Rama është i aftë të bëjë “çdo krim” për të mbrojtur veten e tij. Sipas Berishës, pas veprimeve të Ballukut qëndron vetë kryeministri. Ai e cilësoi zëvendës kryeministren e pandehur si “hajduten më të madhe” në historinë e kombit pas Edi Ramës dhe se për tenderin e tunelit të Llogarasë, për të cilin është marrë zyrtarisht e pandehur, ka vepruar në shërbim të kryeministrit. Berisha deklaron se Rama do të ishte gati ta helmonte në mesnatë Ballukun po të mos kishte dosjen e vet. “Rama po mbron Ballukun në aparencë…për t’u përgjigjur me fjalët e…se ku e lexova. Ai do të ishte gati ta helmonte në mesnatë atë po të mos kishte dosjen...