‘Lubia është vetë Rama’, Berisha për dryshimet në qeveri: Ministrat e rinj, anëtarë të grupit kriminal të Ballukut

‘Lubia është vetë Rama’, Berisha për dryshimet në qeveri: Ministrat e rinj, anëtarë të grupit kriminal të Ballukut

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku u ndal te ndyshimet e fundit në qeveri. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh zhvillimet e fundit në qeveri janë tregues i presionit të krijuar nga reagimi qytetar dhe se ministrat e rinj janë anëtarë të grupit kriminal të Belinda Ballukut. Sali Berisha: Të dashur miq, jemi në një udhëkryq tejet të rrezikshëm. Protesta jonë, kryengritja jonë paqësore ka tronditur në themele regjimin dhe ka pasur jehonën më të fuqishme në Europë dhe në botë. Ka pasur jehonën më pozitive se të gjithë protestat që kemi organizuar ndonjëherë pasi në kushtet e një flagrance në vjedhje të kryeministrit, zëvendëses së tij, përpjekjet e tyre për grusht shteti, ne...