Luan Baçi shpërthen ndaj Gazment Bardhit
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka reaguar pas lajmeve se SPAK po heton financimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 të Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë proces si një veprim të turpshëm dhe të porositur politikisht. Në një postim në rrjetet sociale, Baçi argumenton se, nëse llogaritet një kontribut simbolik prej 10 mijë lekësh për secilin nga 4 400 delegatët, shuma arrin në 44 milionë lekë, e mjaftueshme për organizimin e aktivitetit. Ai shton se, edhe në rastin e pjesëmarrjes së 44 mijë delegatëve në procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD-së, shuma do të shumëfishohej, duke arritur në rreth 440 milionë lekë. Reagimi i deputetit shoqërohet edhe me akuza të drejtpërdrejta ndaj figurave brenda opozitës që, sipas tij, janë përfshirë në denoncime...
Burimi:
ntv.al