Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, u dekorua sot më 13 prill, me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”, nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Legjendës kuqezi, titulli iu dha gjatë Samtimit të Diasporës, të mbajtur në Tiranë. Pas dekorimit, Cana u shfaq shumë i lumtur, duke thënë se nuk e merr këtë titull në emrin e tij, por në emrin e familjes. “Kur jemi përballë një paneli dhe kemi të mbledhur njerëzit tanë, që kanë spikatur dhe kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ne. Kemi luajtur me stadiume plot me qindra milionë njerëz që na kanë parë. Unë sot nuk e pranoj vetëm në emrin tim, por në emrin e familjes sime. Babit, Agimit, gjyshërve të mi, Ganiut, xhaxhait tim, deri tek i gjithë....