“Loja e vjetër me dy partitura…”/ Bushati kritikon Ramën: Prioritetet tona në rajon të mos i lihen inercisë
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati kritikoi qëndrimin dhe deklaratat e kryeministrit Rama, i cili tha se do të votohet një rezolutë që shpall Iranin shtet që nxit terrorizimin. Mirëpo për Bushatin, rezoluta të tilla janë harxhim energjie për politikën shqiptarë, pasi siç thotë ai, vendi ka një ligj të posaçëm që parashikon instrumentet e nevojshme për raste të tilla. Ai thekson se, në këtë kontekst, është e domosdoshme që vëmendja të përqendrohet te çështjet strategjike që lidhen me rajonin dhe integrimin europian. “Politika shqiptare harxhon energji me rezoluta për shpalljen e Iranit si shtet që nxit terrorizmin, edhe pse Shqipëria ka ligj të mirëfilltë që parashikon instrumentet e nevojshëm që mund të vihen në zbatim në të tilla raste, është e domosdoshme që prioritetet tona...
Burimi:
sot.com.al