LIVE! Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

LIVE! Propozimi i PS, Manja: Shtohen 7 subjekte ndaj të cilëve nuk mund të jepet masa e pezullimit nga detyra

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ministri Ulsi Manja si një nga deputetët propozues të ndryshimeve ligjore bashkë me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit të mazhorancës, Taulant Balla, ka zbuluar se çfarë propozon kjo nismë ligjore. Ai u shpreh se ajo synon të plotësojë një boshllëk ligjor në Kodin e Procedurës Penale. “Jemi në rolin e deputetëve propozues të një nisme që do ta konsideroja normale në veprimtarinë e një parlamenti dhe deputeti të kuvendit të Shqipërisë. Synon të plotësojë një boshllëk ligjor në nenin 242/2, paragrafi i dytë i Kodit të Procedurës Penale”, tha Manja. Por çfarë propozojnë konkretisht? Kryetari i Komisionit te Ligjeve u shpreh se propozohet që të shtohet rrethi i subjekteve ndaj të cilëve nuk mund të...