LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë
Ka nisur seanca e radhës parlamentare, ku në Rendin e Ditës janë parashikuar 14 pika. Një nga pikat që pritet të nxisin tension dhe debat është diskutimi në lidhje me ndryshimet për Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Socialistët kërkojnë ndryshimin e formulës së përbërjes së komisionit, ku nga ndarja 50:50, tashmë anëtarët do të kenë 9 anëtar dhe opozita 8, ndërkohë që nga forma e organizimit me dy bashkë kryetarë, pritet që kryetari të jetë i PS, dhe një përfaqësues nga opozita të jetë në rolin e nënkryetarit. Opozita vijoi me bojkotin, por 6 deputetët: Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu dhe Arjan Ndoja, kanë dalë kundër vendimmarrjes së bojkotit të reformave. Nga ana tjetër socialistët bënë me dije se nuk do të tërhiqeshin...
Burimi:
javanews.al