LIVE! Ngre siparin Saimiti i Diasporës. Të pranishëm Begaj, Rama e personalitete nga të gjitha trevat shqiptare
Në Tiranë ka nisur Samiti i IV i Diasporës, nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ky eveniment i rëndësishëm ka në fokus bashkëpunimin me diasporën dhe rritjen e rolit të saj në zhvillimin e vendit. Tirana është kthyer në qendrën e shqiptarëve nga e gjithë bota, këtë vit me moton frymëzuese: “Përmes Rrënjëve Lartësohemi”. Në ceremoninë e mirëseardhjes, e cila u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, morën pjesë Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, krerë të komuniteteve fetare, ministra, deputetë, drejtues të institucioneve të shtetit, si dhe personalitete nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, duke i dhënë ngjarjes përmasa të një feste të vërtetë kombëtare. Samiti do të zhvillohet më datat 14 dhe 15 prill, me një program të...
Burimi:
javanews.al