LIVE! Ministeriali për Korridorin VIII, Tajani: Ju jeni europianë! Do bëjmë maksimumin që Shqipëria të futet në BE
Këtë të mërkurë, në ministerialin e Korridorit VIII që u mbajt në Tiranë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Antonio Tajani shprehu mbështetjen e vendit të tij karshi Shqipërisë në lidhje me integrimin në BE. “Edhe për Italinë, Korridori 8 nuk është vetëm një zgjedhje teknike dhe infrastrukturore, por është një zgjedhje politike sepse kjo pjesë e strategjisë sonë për ribashkimin e Ballkanit me historinë europiane, është strategji për qeverinë italiane. Ne do të bëjmë maksimumin t’ju ndihmojmë që të jeni pjesë e BE-së dhe jam shumë i qartë për Ballkanin Perëndimor dhe ashtu edhe për Ukrainën. Kjo është hsumë e rëndësishme. Jemi në favor edhe Ukraina të jetë pjesë e BE-së, por përpara duhet të realizohet ribashkimi. Ju jeni europianë. Ky...
Burimi:
javanews.al