LIVE! Militantët e PD përplasen me policinë, sulmohet me molotov edhe një biznes privat
Qindra protestues të Partisë Demokratike janë përplasur me forcat e rendit, që penguan mbërritjen e tyre në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Sulmi ndaj efektivëve ka bërë që këta të fundit t’u përgjigjen me gaz lotsjellës dhe ujë me presion nga autobotët. Ndërkohë pamjet e mëposhtme tregojnë momentin kur militantët e Berishës kanë hedhur molotovë edhe drejt bizneseve private. Më herët pre e molotovëve dhe flakadanëve kanë rënë edhe kazanët e mbetjeve në rrugët e Tiranës si dhe objekte të tjera. PROTESTA LIVE ME KOMENT NGA REGJIA E PARTISE DEMOKRATIKE:
Burimi:
javanews.al