LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, po mban një konferencë për mediat, një ditë pasi u zhvillua seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku me 82 vota kundër u rrëzua kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Seancë, që u pasua me reagimin e tre ambasadave dhe Komisionit Europian. Fillimisht citoi shkurtimisht disa nga çështjet tek të cilat do të ndalet në mënyrë shteruese, nga projekti i Porto Romano-s e deri te rritja e çmimit të naftës. “Do ta nis nga vendimi i djeshëm i Parlamentit për jehonën terësisht të deformuar që iu dha atij vendimi. Kërkesa nuk përmbushte as kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë. Ndërkohë, ajo tendenca për t’i dhënë përmasën e një fakti që do të bllokonte rrugëne ...