‘Livadhi i Xhafzotajt që do kthehej…’/ Tela: Asnjë kompani e huaj tek ‘Durana’, të gjitha të lidhura me AKSHI-n
Në një vit nga prezantimi me bujë i projektit për krijimin e një “Silicon Valley” shqiptar, realiteti që po del në pah bie ndesh fort me propagandën e qeverisë. I ftuar në një emision televiziv, gazetari Andi Tela ngriti pikëpyetje serioze mbi thelbin dhe përfituesit realë të këtij projekti, që u promovua si një magnet për kompanitë më të mëdha teknologjike në botë. Sipas Telës, ideja fillestare dukej tërheqëse: krijimi i një oazi fiskal për teknologjinë, me incentiva afatgjata, për të joshur gjigantë ndërkombëtarë dhe për të punësuar deri në 5 mijë persona. Një model që, në letër, ngjante me praktikat e vendeve si Irlanda, Estonia apo Izraeli, por që në realitet nuk shkonte kurrë drejt taksave zero pa kushte. Por pas nëntë muajsh, entuziazmi...
Burimi:
sot.com.al