‘Lista e re e barnave rrezikon sigurinë e qytetarëve’, Shehu: Shtohet prania e medikamenteve të pasigurta

‘Lista e re e barnave rrezikon sigurinë e qytetarëve’, Shehu: Shtohet prania e medikamenteve të pasigurta

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka kritikuar ashpër listën e re të çmimeve të barnave, duke paralajmëruar se kjo masë mund të rrezikojë shëndetin e qytetarëve dhe të favorizojë medikamente me origjinë të pasigurt. Në një postim në Facebook, Shehu shkruan se ndryshimet në listën e barnave synojnë të mbulojnë kolapsin financiar të ISKSh-së, duke ulur çmimet e barnave patente dhe të kompanive të certifikuara, pa negociata dhe pa transparencë. Sipas tij, kjo sjell largimin nga tregu të medikamenteve të sigurta, të certifikuara nga EMA dhe FDA, të cilat përdoren në vendet e BE-së. “Në vend të tyre, qytetarëve po u ofrohen gjithnjë e më shumë medikamente me origjinë të pasigurt, pa certifikime ndërkombëtare, të cilat nuk lejohen të qarkullojnë as në BE dhe as...