Lisandër Hoxha: Shqipëria drejt një qeverie teknike besimi

Lisandër Hoxha: Shqipëria drejt një qeverie teknike besimi

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha komentoi aktualitetin politik në Shqipëri, duke u ndalur veçanërisht te situata e korrupsionit, roli i drejtësisë dhe perspektiva e krijimit të një qeverie teknike besimi. Sipas Hoxhës, zbulimet e fundit nga dosjet hetimore kanë hapur rrugën për një pastrim të thellë të politikës shqiptare, duke përmendur rastet Balluku dhe AKSHI. Ai theksoi se faktet që tregojnë se si institucione shtetërore kanë planifikuar dhënien e tenderave dhe kanë ushtruar presion ndaj biznesmenëve për t’i larguar nga garat publike përbëjnë një skandal të rëndë, por i cilësoi si vetëm “një pikë uji në oqean” krahasuar me atë që, sipas tij, ka ndodhur në Shqipëri gjatë 12 viteve të fundit. Hoxha deklaroi se vendi po qeveriset nga një regjim...