Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

Është liruar nga burgu ish-deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Jurgis Çyrbja. Çyrbja ka përfunduar vuajtjen e dënimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe është lënë i lirë. Ish-deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Jurgis Çyrbja, u dënua nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me tre vjet heqje lirie për akuzat e nxjerrjes së sekretit shtetëror, përkrahjes së autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje. Megjithatë, ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe u dënua përfundimisht me 2 vjet burg. Sipas vendimit, Çyrbja kishte dekonspiruar aksione policore, kishte nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS dhe informacione të tjera për të ndihmuar persona në kërkim që të mos kapeshin. Hetimet treguan gjithashtu se në...