Lirohen protestuesit e opozitës, Noka: Policia u futi të miturve shishe me benzinë në çanta

Lirohen protestuesit e opozitës, Noka: Policia u futi të miturve shishe me benzinë në çanta

18 të arrestuarit pas protestës kombëtare të Partisë Demokratike u liruan nga qelia ku po mbaheshin që prej të premtes. Për nëntë prej tyre Gjykata e Tiranës arsyetoi se arresti i së premtes ishte i ligjshëm, ndërsa për nëntë të tjerët futja e tyre në qeli u konsiderua e paligjshme, ndonëse në përfundim të gjithë dolën nga burgu. Megjithatë, 17 prej tyre janë të detyruar të paraqiten pranë policisë gjyqësore ndërsa vetëm një u la pa masë sigurie për shkak se vuan nga probleme mendore. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se policia ka bashkëpunuar në prangosjen e tubuesve duke inskenuar edhe bombat me molotov që atyre iu gjetën nëpër çanta. “Sot ishin para gjykatës, tre të mitur dhe një invalid me probleme...