“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, një fragment të shkëputura nga fjala e ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, para trupës gjykuese në Hagë. Bashkëlidhur fjalimit të Thaçit, kryeministri Rama shkruan: “Liria ka një emër”. “Dje në Kosovë u shënua 18 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Dëshiroj që sot nga kjo sallë t’u përcjell urimet më të përzemërta, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për këtë festë madhështore. Është vetëm një e vërtetë, që akuzat nuk qëndrojnë. Unë jam plotësisht i pafajshëm, por e kam thënë dhe e them serish me bindje të plotë, unë bashkëndjej dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat që kanë pësuar në Kosovë pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Është e...