Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura
Shqipëria dhe Jordania bëjnë një tjetër hap për të intensifikuar dialogun politik dhe për të nxitur një bashkëpunim më të madh ekonomik. Ky angazhim u riafirmua në Amman nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Madhëria e Tij, Mbreti Abdullah II, gjatë vizitës së Kreut të Shtetit në Jordani, me ftesë të Madhërisë së tij, Mbretit Abdullah II. Kjo vizitë do t’i japë një shtysë të re marrëdhënieve mes dy vendeve dhe do të shërbejë për ta konsoliduar bashkëpunimin politik, ekonomik, atë të sigurisë, si dhe zgjerimin në fusha të tjera me interes të ndërsjellë. Krerët e dy shteteve theksuan rëndësinë e avancimit të agjendës së përbashkët të bashkëpunimit, ndërsa shprehën vullnetin për ta çuar përpara partneritetin e ndërtuar mbi respekt reciprok, miqësi të qëndrueshme dhe...
Burimi:
javanews.al