“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut
Analisti Mustafa Nano komentoi për edicionin e lajmeve në MCN TV ndryshimet ligjore që pengojnë gjykatat të pezullojnë ministrat dhe funksionarët e lartë. Nano nënvizon këtu se ligji që i jep të drejtë gjyqtarit të pezullojë një funksionar të lartë të zgjedhur apo të emëruar ishte i gabuar, por fakti që ndryshimi i tij po bëhet për një interes konkret të maxhorancës bie erë. Qeveritë serioze i ndryshojnë ligjet me një logjikë tjetër. “Ka disa gjëra për të nënvizuar. Së pari, të bën përshtypje motivimi, mbi bazën e të cilit ndryshohet një ligj: në rastin konkret motivimi është një interes i maxhorancës. Ligjet nuk ndryshojnë në këtë mënyrë”. Ai shtoi se problemi kryesor është se në qeveri ndodhet një person i akuzuar. “Por këtu problemi...
Burimi:
javanews.al