Ligji për të huajit në Kosovë, Rama: BE të heqë masat ndëshkuese
Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në platformën “X” përshëndeti koordinimin Kosovë-BE për “Ligjin për të Huajit”, ndërsa kërkoi nga Brukseli heqjen e masave ndëshkuese ndaj Prishtinës. “Mirëpresim koordinimin Kosovë-BE për Ligjin për të Huajt. Shpërbërja e strukturave paralele është një punë e vështirë. BE-ja duhet t’i përgjigjet këtij guximi duke hequr masat ndëshkuese dhe duke e çuar përpara aplikimin e Kosovës për anëtarësim”, shkruan Rama. Kreu i qeverisë theksoi se “një Ballkan Perëndimor plotësisht brenda BE-së nuk është bamirësi. Është fitorja strategjike e vetë Evropës”. Qeveria e Kosovës arriti pajtueshmëri me Bashkimin Evropian për disa masa shtesë për të mos ndikuar në ofrimin e shërbimeve për serbët në veri. Kjo u arrit të shtunën kur në Prishtinë qëndroi Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian...
Burimi:
opinion.al