“Ligji për portet strategjike forcon modelin pa garë”/ Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE
Portet turistike mund të jepen sërish pa garë. Kështu paralajmëroi të dielën deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke komentuar një propozim të ri ligjor për portet turistike që mban firmën e deputetes socialiste Zamira Sinaj. Sipas Tabakut, skema është e qartë: kush ka marrë statusin “investitor strategjik”, mund të marrë edhe portin, pa procedurë konkurruese. Deputetja demokrate thotë se kjo bie ndesh edhe me angazhimin e qeverisë për ta shfuqizuar Ligjin për Investimet Strategjike në kuadër të procesit të integrimit europian. “Këdo që të pyesësh sot se çfarë është ligji i investimeve strategjike, të gjithëve iu kujtohet ligji që ndan porte, aeroporte e fshatra turistike pa garë. Veç këtij ligji, mazhoranca ka sjellë edhe një ligj tjetër të porteve strategjike. Kushdo që ka marrë...
Burimi:
javanews.al