Ligji për bastet sportive, Malaj: Është marrë ekspertizë ndërkombëtare, duhet ende punë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga mbledhja e sotme e qeverisë, është miratuar një akt nënligjor që lidhet me bastet. Ai u shpreh se ka ende nevojë për punë kjo fushë, ndërsa theksoi se është marrë ekspertizë nga jashtë, në mënyrë që bastet të jenë sipas standardeve ndërkombëtare. “Ministria e Financave është duke punuar me aktet nënligjore për bastet. Është edhe një akt që është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë dhe shumë shpejt do të dalin të gjitha aktet e nevojshme në mënyrë që të mundësojmë edhe bastet online. Kërkohet punë, është marrë ekspertizë ndërkombëtare në mënyrë që të jetë sipas standardeve ndërkombëtare“, tha Malaj. Bastet online, një aktivitet që vijon masivisht në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, po shkakton pasoja...
Burimi:
vizionplus.tv