Ligji i Sponsorizimeve drejt Kuvendit, Ministrja Adea Pirdeni: Ja kur pritet të miratohet

Ligji i Sponsorizimeve drejt Kuvendit, Ministrja Adea Pirdeni: Ja kur pritet të miratohet

E mbaja mend si një nga lektoret më serioze dhe më të përpikta në auditoret e Fakultetit të Drejtësisë. Fjalët i zgjidhte me kujdes, argumentin e ndërtonte ngadalë, por me saktësi kirurgjikale. Që prej vitit 2013 nuk kisha pasur më asnjë kontakt me profesoreshën Adea Pirdeni. Sot, me një detyrë të besuar nga kryeministri Edi Rama si Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, ajo nuk është më vetëm pedagogia e së drejtës, por një nga zërat kyç të reformave institucionale në vend. Kur i kërkuam një prononcim për ecurinë e draftit të shumëpërfolur për Ligjin e Sponsorizimeve, një ligj që prej vitesh kërkohet me ngulm nga federatat sportive dhe veçanërisht nga Federata Shqiptare e Futbollit, “zysha” u tregua e gatshme. E matur. E...