Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformë e thellë për diplomacinë shqiptare
Në komisionet parlamentare po shqyrtohen ndryshimet ligjore për funksionimin e diplomacisë shqiptare. Mes të tjerave, drafti parashikon testimin e detyrueshëm për të gjithë diplomatët pas hyrjes së tij në fuqi. Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, në komisionin parlamentar, tha se qeveria synon një riorganizim të thellë, për t’iu përshtatur proceseve integruese ku ndodhet vendi. “Projektligji i ri mbyll këto hapësira dhe krijon një sistem më transparent dhe profesional. Një risi e rëndësishme është krijimi i zyrave ekonomike dhe qendrave kulturore pranë njësive diplomatike. Projektligji i ri forcon statusin e tyre, përmirëson trajtimin financiar për diplomatët dhe vendos një sistem të qartë karriere. Krijon bazat për një bashkërendim shumë më të efektshëm mes institucione shtetërore, që zëri i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të jetë më i...
Burimi:
vizionplus.tv