Ligji i ri për Aksesueshmërinë dhe Planin Kombëtar 2026–2030 për PAK, Sala: Angazhim për barazi dhe përfshirje reale
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, ku në fokus të diskutimeve ishin Ligji i ri për Aksesueshmërinë dhe Plani Kombëtar i Veprimit 2026–2030, dy dokumente kyçe me qasje ndërsektoriale, të harmonizuara me standardet e BE-së që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës dhe garantimin e të drejtave për këtë kategori. Gjatë fjalës së saj, Ministrja Sala theksoi se mbështetja dhe fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara mbetet një prioritet i qartë i Qeverisë Shqiptare dhe një angazhim që buron jo vetëm nga detyrimi institucional, por edhe nga bindja se barazia dhe dinjiteti njerëzor janë themeli i një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse. Ministrja Sala vlerësoi rolin e Këshillit...
Burimi:
sot.com.al