“Ligjet nuk i bëjnë flakadanët “/ Toni Gogu pas kaosit në Kuvend: Dhuna nuk është alternativë politike

“Ligjet nuk i bëjnë flakadanët “/ Toni Gogu pas kaosit në Kuvend: Dhuna nuk është alternativë politike

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, ka reaguar sot pas seancës plenare me tensione në Kuvend, duke theksuar se mazhoranca ka përmbushur detyrimin kushtetues për të votuar ligje në shërbim të qytetarëve, pavarësisht përpjekjeve për bllokim të punimeve. Ministri kritikoi ashpër sjelljen e opozitës, duke theksuar se seanca nuk u shoqërua me debate parlamentare apo përplasje argumentesh, por me akte dhune dhe kaosi. Ai nënvizoi se mazhoranca e ka bërë të qartë që në fillim të sesionit parlamentar se dhuna nuk është dhe nuk do të jetë kurrë alternativë politike. Sipas ministrit, projektligjet u miratuan sepse shteti nuk mund të ndalet dhe nuk mund të dorëzohet përballë papërgjegjshmërisë. Në fund të reagimit, ministri theksoi se mazhoranca ka zgjedhur një rrugë tjetër. “Ne...