Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi dhe kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci, kanë inspektuar këtë të hënë, më 13 prill, punimet në segmentin rrugor Shirokë–Zogaj. Ky projekt, i financuar nga BERZH dhe në fazë përfundimtare, synon të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën rrugore dhe të shërbejë si një lidhje e rëndësishme mes zonave turistike të Shirokës dhe Shkodrës me Malin e Zi. Rruga e re pritet të rrisë ofertën turistike të zonës, veçanërisht në drejtim të turizmit liqenor, duke lehtësuar lëvizjen e vizitorëve dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik lokal. Gjatë inspektimit, zv.kryeministrja Koçiu u shpreh se ky segment do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe transportit të mallrave, duke përmirësuar ndjeshëm lidhjet ndërkufitare dhe...
Burimi:
javanews.al